← Kthehu te Ballina
Lajme 03/10/2026 13:46

Shtetas bullgar i ndaluar në Bogorodicë dyshohet për falsifikim dokumenti

Shtetas bullgar i ndaluar në Bogorodicë dyshohet për falsifikim dokumenti

Një shtetas bullgar, i dyshuar për falsifikim dokumentesh, është ndaluar në Pikën Kufitare Bogorodicë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orën 09:50 më 2 tetor, policia ka ndaluar 58-vjeçarin me inicialet I.A.I. për krimin e përcaktuar në nenin 378 të Kodit Penal.

Për këtë rast është njoftuar Prokuroria Publike dhe i është dërguar në Stacionin Policor në Gjevgjeli, ku po përgatitet dokumentacioni për kallëzimin përkatës.