← Kthehu te Ballina
Sport 03/10/2026 13:45

Ralf Rangnick ankton për gjendjen e fushës në stadiumin Fadil Vokrri para ndeshjes kundër Kosovës

Ralf Rangnick ankton për gjendjen e fushës në stadiumin Fadil Vokrri para ndeshjes kundër Kosovës

Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, u ankua për gjendjen e fushës në stadionin Fadil Vokrri në Prishtinë, një ditë para ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve kundër Kosovës.

Në konferencë, Rangnick deklaroi se terreni është në “gjendje katastrofike” dhe se rrallë ka trajnuar në një fushë kaq të keqe gjatë 41 viteve të karrierës së tij.

Ai shtoi se kushte të tilla do të ndikojnë në të dyja ekipet, por se nuk pret ndryshime të mëdha para ndeshjes së nesërme dhe se është i kënaqur që në nëntor nuk do të luajë në këtë stadion.