← Kthehu te Ballina
Politikë 03/10/2026 13:46

Parking falas prapa Pallatit të Rinisë për protestën “Jo në emrin tim”

Parking falas prapa Pallatit të Rinisë për protestën “Jo në emrin tim”

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati, ka njoftuar se qytetarët që do të marrin pjesë në protestën “Jo në emrin tim” mund të përdorin parkingun falas pas Pallatit të Rinisë.

Parkingu do të jetë falas nga ora 18:00 deri në 21:00, sipas njoftimit të Musmuratit.

Masa është e dedikuar për pjesëmarrësit në protestën për mbrojtjen e UÇK-së, dhe nënkryetarja ka shtuar: “Prishtina ju mirëpret.”