Kosovë
03/10/2026 15:46
Punimet për çerdhen publike në Mitrovicë hyjnë në fazën përfundimtare
Mujë Igrishta, drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e çerdhes publike në zonën e njohur si Ish‑DESI, në rrugën “Mursel Igrishta”, janë hyrë në fazën përfundimtare.
Sipas tij, drejtoria ka ndërmarrë veprime për lirimin e hapësirës publike, duke krijuar kushtet për realizimin dhe përfundimin e projektit.
Igrishta ka shtuar se veprime të ngjashme do të vazhdojnë në ditët në vijim, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët, dhe ka përfunduar me fjalën: “Po vazhdojmë me punë të mira për Mitrovicën tonë!”.