Lajme
03/10/2026 15:15
NPL “Fushë Kosova” ndërhyn në shkollën e Miradi të Epërme, zëvendëson pllakat e dëmtuara
Ekipet e NPL-së “Fushë Kosova” kanë kryer ndërhyrje në Shkollën Fillore në Miradi të Epërme gjatë shtunës.
Gjatë ndërhyrjes, pllakat e dëmtuara në shkallët e shkollës u zëvendësuan me pllaka të reja, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e hapësirave shkollore.
NPL-së “Fushë Kosova” ka deklaruar se do të vazhdojë ndërhyrjet në terren atyre ku paraqitet nevoja, duke kontribuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike.