Sport
03/10/2026 15:46
Franco Foda: Kosova e përgatitur për sfidën ndaj Austrisë
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, foloi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Austrisë, duke vlerësuar përmirësimet e skuadrës.
Foda theksoi se në ndeshjen ndaj Izraelit skuadra tregoi përmirësim në aspektin mbrojtës, pasi më parë kishte pasur probleme në mbrojtje.
Ai shtoi se Kosova është e përgatitur për një ndeshje intensive ndaj Austrisë dhe duhet të jetë e kujdesshme në fazat e tranzicionit nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas.
Foda përmendi se vendimet për formacionin merren pas analizave të çdo ndeshjeje dhe se disa lojtarë kishin patur lëndime në ndeshjen ndaj Izraelit, çka solli ndryshime në përbërje.
Sipas tij, mbështetja e publikut në shtëpi u jep energji shtesë skuadrës për ndeshjen ndaj Austrisë.