Detajet e para, inicialet e viktimës në Istog dhe mosha
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Burime e IndeksOnline kanë mësuar nga personi që u gjet pa shenja jete është Z.B., i lindur në vitin 1963.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, viktima është gjetur pa vetëdije rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar./IndeksOnline/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
