← Kthehu te Ballina

Aksioni “Taslixhe” në Prishtinë e Gjakovë, arrestohen katër persona, sekuestrohen drogë, para, armë, vetura e telefona

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Aksioni “Taslixhe” në Prishtinë e Gjakovë, arrestohen katër persona, sekuestrohen drogë, para, armë, vetura e telefona

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një operacion të policisë, të koordinuar me Prokurorinë, ku janë arrestuar katër persona për përfshirje në veprimtare kriminale që lidhen me trafikimin e narkotikëve.

Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë operacionit në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë, janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.

Postimi:

Një tjetër operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Taslixhe”, të realizuar në koordinim me Prokurorinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve. Gjatë operacionit në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë, janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.

Shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë do ta mbrojmë me çdo kusht. Beteja jonë për parandalimin dhe goditjen e çdo forme të kriminalitetit është e përditshme dhe e palëkundur. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të luftuar krimin dhe për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme