“Vëllai jem po ha dhe, e Mehmetajt janë të lirë, boll zor” – vëllau i viktimës në Gllogjan pas vendimit të Gjykatës
Brikend Hamzaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për lirimin nga akuzat të familjes Mehmetaj, në rastin e Gllogjanit.
Në një prononcim ekskluziv për Kosova Live në T7, Hamzaj ka shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin e familjes, duke thënë se vendimi është i vështirë për t’u pranuar, sidomos për prindërit e viktimës.
Ai ka treguar se familja, përfshirë babanë dhe nënën, është e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur dhe nga vendimi i fundit i Gjykatës.
“Vëllai jem po ha dhe, e Mehmetajt janë të lirë. Boll zor edhe për neve, edhe për babën e nanën. Jemi të traumatizuar. Ma zor e kemi pasë ditën kur e kemi shti djalin në dhe, por edhe ky vendim i Gjykatës është shumë i vështirë për t’u pranuar”, ka deklaruar Hamzaj.
Deklaratën e plotë të tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
