← Kthehu te Ballina

Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi

Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë për Atlantic Council sa i përket ndryshimit politik në Serbi dhe fitores së Listës së Studentëve, shkruan Express.

Koopman ka thënë se janë një mori çështjes të cilat do të diskutohen me përfaqësuesit e shumicës së re në Kuvendin e Serbisë, duke përmendur edhe temën e Kosovës.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe rreshtimin me BE-në sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë.

Megjithatë ai ka thënë se ende s’ka një qeveri të re të formuar në Serbi dhe se duhet ndërtohet besimi në mes të Qeverisë së re në Beograd dhe BE-së për të lëvizur gjërat përpara.

“ Unë shoh një rrugë për rifillimin e bisedimeve. S’ka ende qeveri, ka çështje që janë sa i përket pasjes së një politike të jashtme dhe sigurisë dhe për temën e Kosovë. Nëse mund të startojmë me gjërat themelore, progresi mund të bëhet aty shpejt, dhe mund të ndërtohet besimi për të lëvizur gjërat përpara”, ka thënë ai.

"The Student List is focused on the rule of law—what we call the fundamentals. Even if they don’t call it a European path, I can see a pathway towards restarting the talks on this basis," @GertJanEU tells @IlvaTare on #BalkansDebrief. Watch: https://t.co/7b2hdDBTGg https://t.co/0IX2RpmYEB

— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) November 18, 2026

Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...

Burimet e kësaj ngjarjeje

www.gazetaexpress.com · indeksonline.net

Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.

Lajme të ngjashme