← Kthehu te Ballina

Vendoset gurthemeli i fushës së re sportive multifunksionale në Zhabar të Mitrovicës

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Vendoset gurthemeli i fushës së re sportive multifunksionale në Zhabar të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e një fushe të re sportive multifunksionale në lagjen Zhabar.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se ky projekt është pjesë e investimeve në infrastrukturën sportive të qytetit.

“Sot, së bashku me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e fushës së re sportive multifunksionale në këtë lagje”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se investimet në infrastrukturën sportive në Komunën e Mitrovicës do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera.

Ndërtimi i kësaj fushe synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për banorët e Zhabarit. /Telegrafi/

Shiko videon te burimi ↗ facebook.com

Burimet e kësaj ngjarjeje

telegrafi.com · telegrafi.com

Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.

Lajme të ngjashme