← Kthehu te Ballina

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Troy Parrott shënon nga penalltia

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Troy Parrott shënon nga penalltia

Kombëtarja e Irlandës ka kaluar në epërsi me rezultat 1-0 ndaj Kosovës në përballjen vendimtare në stadiumin “Aviva” të Dublinit, shkruan IndeksOnline.

Golin e epërsisë për vendasit e realizoi sulmuesi Troy Parrott në minutën e 28-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u akordua pas prekjes së topit me dorë nga Kreshnik Hajrizi.

Ky gol vjen përkundër dominimit të “Dardanëve” në minutat e para të takimit. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme