Lajme
03/10/2026 14:04
Spitali i Mitrovicës planifikon ndërprerje të energjisë në diel
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar një ndërprerje të planifikuar të furnizimit me energji elektrike në ditën e dielës.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 12:00 dhe është e lidhur me montimin dhe testimin e gjeneratorit të ri të instaluar së fundmi në spital.
Sipas spitalit, investimi synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë edhe në rast të reduktimeve apo defekteve në rrjet.
Spitali ka theksuar se janë ndërmarrë masat teknike dhe organizative për të garantuar që ndërprerja të mos ndikojë në ofrimin e shërbimeve mjekësore.
“Punët në reparte do të vazhdojnë dhe asnjë shërbim për pacientët nuk do të cenohen”, thuhet në njoftimin e spitalit.