← Kthehu te Ballina

Skandali me këngën nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti i del në mbështetje Kosovës

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Skandali me këngën nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti i del në mbështetje Kosovës

Deputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka reaguar ashpër pas skandalit të djeshëm në Bruksel, ku në një koncert gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ilhan Kyuchyuk në një postim në platformën X, ka shkruar se lejimi i melodive nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira.

“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së. Dhënia e një skene për meloditë nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në mbështetje të Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, shkroi ai. /Telegrafi/

Kosovo deserves full respect and inclusion on its EU path. Giving a stage to nationalist melodies at an EU Enlargement Forum opening in Brussels undermines the spirit of regional reconciliation and good neighborly relations. Standing with Kosovo and its democratic progress.

— Ilhan Kyuchyuk (@ilhankyuchyuk) November 16, 2026

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme