Haxhiu reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Presim sqarim nga Komisioni Evropian
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të muzikës nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si thellësisht shqetësues, duke theksuar se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me BE-në nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me paqen, fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit të shteteve.
Reagimi i plotë:
“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.
Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.
Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.
Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.”, ka shkruar Haxhiu.
indeksonline.net · telegrafi.com
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
Lexo më shumë
Maran motivon futbollistët pas suksesit: E meritonim të ishim këtu
GTA 6 po lansohet këtë javë, ja data dhe detajet që duhet t’i dini
Lushaku-Sadriu : Pse u poshtërua Kosova nga BE-ja?
