← Kthehu te Ballina

Pastrohet deponia e mbeturinave në Nedakoc në Vushtrri

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Pastrohet deponia e mbeturinave në Nedakoc në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se është bërë pastrimi i deponisë së mbeturinave në fshatin Nedakoc.

Përmes një njoftimi, Idrizi ka apeluar te qytetarët që të kujdesen për mjedisin dhe të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit”, ka shkruar Idrizi.

Ai ka theksuar se ruajtja e hapësirave publike kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë e secilit qytetar.

“Vetëm bashkë e mbajmë Vushtrrinë të pastër!”, ka përfunduar Idrizi. /Telegrafi/

Shiko videon te burimi ↗ facebook.com

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme