Komuna e Vushtrrisë jep tender për flamuj, në listë edhe ata të UÇK-së
Zgjidh gjuhën
Komuna e Vushtrrisë jep tender për flamuj, në listë edhe ata të UÇK-së
IndeksOnline
E Hënë, 16 Nëntor 2026 22:36
Komuna e Vushtrrisë ka hapur tender në vlerë prej 57 mijë eurosh për furnizim me flamuj të ndryshëm, me një kontratë që parashihet të zgjasë 36 muaj.
Përmes këtij tenderi, komuna synon të sigurojë flamuj kombëtarë, shtetërorë, flamuj të shteteve të ndryshme, si dhe flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të dedikuar për ceremoni dhe aktivitete përkujtimore, raporton IndeksOnline.
Furnizimi përfshin edhe flamuj tavoline, logo të Komunës dhe të Republikës së Kosovës, si dhe kimika e fletore me logo, mbishkrime dhe kalendarë.
Komuna ka përcaktuar se ofertat do të vlerësohen në bazë të çmimit, cilësisë së mostrave dhe afatit të dorëzimit. /IndeksOnline/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
