“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së pas një e-mail që ua ka çuar
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas pakënaqësive lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu.
Studentët pretendojnë se rektori i ka kërcënuar përmes një emaili, gjë që ka nxitur reagimin e tyre dhe organizimin e protestës.
Një prej protesuesve i ka thënë Hajrullahut se i ka krahasuar me “regjim serb” dhe kanë kërkuar që ai të tërheq e-mailin dhe të kërkojë falje.
Hajrullahu ndërkohë i ka ftuar studentët që të dialogojnë brenda në rektorat dhe ka thënë se policia s’ka se çfarë kërkon në oborrin e UP-së./
Burimet e kësaj ngjarjeje
www.gazetaexpress.com · telegrafi.com
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
