Avokati kosovar: Masat e sigurisë ndaj Jakup Krasniqit të panevojshme, ai s’paraqet kurrfarë rrreziku
Avokati kosovar, Skënder Musa, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për masat e sigurisë që Gjykata Speciale ka vendosur përgjatë vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë, shkruan Express.
Musa ka thënë se masat janë të panevojshme dhe se Haga s’ka vlerësuar drejt personalitetin e Jakup Krasniqit.
Ai thotë se Krasniqi s’paraqet kurrfarë rreziku dhe se edhe personat që kanë vendosur për masat e sigurisë e dinë për një gjë të tillë.
“Këto masa të gjykatës speciale ndaj z.Krasniqi janë të panevojshme sepse s’është vlerësuar drejt personaliteti i të akuzuarit. Duhet analizuar a është i rrezikshëm, a ekziston rreziku i ikje për të mos u paraqitur në seanca gjyqësore. Jam i sigurt që zyrtar që kanë vendosur për masa e dinë që asnjë rrezik nuk ekziston”
“Z. Kransiqi është njeri institucionalist. Ai ka treguar se i respekton vendimet gjyqësore dhe shtetërore”, ka thënë Musa në FRONTAL.
Për refuzimin e takimit me vëllain, Musa thotë se është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Moslejimi i vëllaut është shkelje e të drejtave të njeriut. Çfarë rreziku paraqet nëse takohet me vëllain”, shton ai./Express/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
