← Kthehu te Ballina

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Istog

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Istog

Një person person është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:00 në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Burime e IndeksOnline kanë mësuar nga personi që u gjet pa shenja jete është Zymer Blakaj, i lindur në vitin 1963.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, viktima është gjetur pa vetëdije rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar./IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme