← Kthehu te Ballina

Kosovari ekstradohet në SHBAm dyshohet për krime kibernetike

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Kosovari ekstradohet në SHBAm dyshohet për krime kibernetike

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19 nëntor 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari dyshohet se është i përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

Operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I ekstraduari iu dorëzua autoriteteve amerikane, përkatësisht njësisë U.S. Marshals, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

Shiko videon te burimi ↗ facebook.com

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme