← Kthehu te Ballina

Ky është personi që u plagos në Suharekë, dyshohet se gjithçka nisi për një parking

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Ky është personi që u plagos në Suharekë, dyshohet se gjithçka nisi për një parking

S.Daka është personi që dyshohet se u plagos sot nga arma e zjarrit në Suharekë.

Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë parkingu.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për IndeksOnline se rasti është raportuar më 18 nëntor, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme