← Kthehu te Ballina

Irlandë – Kosovë, formacionet zyrtare: Franco Foda ndryshon skemën dhe bën tri ndryshime

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Irlandë – Kosovë, formacionet zyrtare: Franco Foda ndryshon skemën dhe bën tri ndryshime

Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafir i Irlandës, në sfidën finale për kualifikueset e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” tashmë e kanë siguruar vendin për qëndrimin në Ligën B, megjithatë me një barazim do ta zëmë një vend në play-offin për ngjitjen e mundshme në Ligën A.

Përzgjedhësi Franco Foda e ka kthyer rreshtimin në 3-5-2, me Fisnik Asllanin që është në formacionin bazë, ndërsa nga minuta e parë do të luajë edhe dyshja Elvis Rexhbeçaj dhe Lindon Emërllahu, me Milot Rashicën që është në stol.

Tekniku gjerman ndër të tjera e ka kthyer Arijanet Muricin në portë në vendin e Amir Shaipit.

Formacionet zyrtare:

Irlandë: Kelleher; Abankwah, Egan, O’Shea, Scales, Manning; Azaz, Molumby; Moylan, Idah, Parrott

Kosovë: Muric; Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Vojvoda, Rexhbecaj, Avdullahu, Emërllahu, Gallapeni; Muriqi, Asllani.

Shiko videon te burimi ↗ facebook.com

Përballja do të zhvillohet në Dublin nga ora 20:45./Telegrafi/

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme