← Kthehu te Ballina

Nuhiu optimist para Irlandës: Besojmë që ky formacion është i duhuri për të marrë fitore

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Nuhiu optimist para Irlandës: Besojmë që ky formacion është i duhuri për të marrë fitore

Atdhe Nuhiu optimist para Irlandës: Besojmë që ky formacion është i duhuri për të marrë fitore

Ndihmëstrajneri i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është shprehur optimist pak para përballjes së sontme ndaj Irlandës në Dublin, duke theksuar se përgatitjet kanë shkuar sipas planit, shkruan IndeksOnline.

Nuhiu ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës është pritur mirë në Irlandë dhe se në kampin e “Dardanëve” mbizotëron besimi i plotë për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

“Përgatitjet kanë shkuar mirë! Jemi mirëpritur në Irlandë. Besojmë shumë te rezultati pozitiv në ndeshjen e sotme. Besojmë që ky formacion është i duhuri për të marrë fitore. Futbollistët janë të përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht”, ka deklaruar Nuhiu për Klan Kosova.

“Dardanët” zbresin sonte në fushë nga ora 20:45 me synimin e qartë për një rezultat pozitiv në Dublin, ku edhe një barazim u mjafton për ta siguruar pozitën e dytë në grup. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme