← Kthehu te Ballina
Lajme

Erërat e forta shkaktojnë dëme fshatin Bare të Mitrovicës

Erërat e forta shkaktojnë dëme fshatin Bare të Mitrovicës

Era e fuqishme që ka përfshirë vendin ka shkaktuar dëme materiale në fshatin Bare, ku si pasojë janë prekur edhe banorët e kësaj zone.

Për dëmet e shkaktuara ka raportuar mediumi Mitropol, duke bërë të ditur se situata në këtë fshat është rënduar si pasojë e erërave me intensitet të lartë.

Erërat e fuqishme paraqesin rrezik për qytetarët, veçanërisht për shkak të mundësisë së dëmtimit të kulmeve të shtëpive, objekteve të ndryshme dhe shkëputjes së materialeve që mund të barten nga era.

Ndërkohë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të hollësishme për përmasat e dëmeve në fshatin Bare dhe numrin e banorëve të prekur. /Telegrafi/

Nga

Telegrafi

13 minuta më parë

Top Lajme

Jobs

Real Estate

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar