Ben Shimon:”Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë përballje interesante”
Në konferencën e mbajtur para ndeshjes, përzgjedhësi i Izraelit Ben Shimon ka folur edhe për përballjen e nesërme me Kosovën, duke vlerësuar se të dy përfaqësueset kanë nivel të përafërt dhe se pret një ndeshje interesante.
“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje. Sa u përket rezultateve, nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë por do të shohim nesër”, përfundoi përzgjedhësi izraelit.
Trajneri gjithashtu foli edhe për mungesat në ekip, ku ka thënë se Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën. “Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë”, ka thënë Ben Shimon në konferencën për shtyp.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është paraparë të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri ” dhe është e vlefshme për raundin e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Erërat e forta shkaktojnë dëme fshatin Bare të Mitrovicës
Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar
KPK-ja cakton tre udhëheqës në PSRK, Krasniqi kundërshton emërimin e Memës
