← Kthehu te Ballina
Lajme 03/10/2026 13:16

Eksperti i sigurisë: Kamerat në videot intime të Adi Hilës ishin të drejtuara drejt krevatit, jo kasafortës

Eksperti i sigurisë: Kamerat në videot intime të Adi Hilës ishin të drejtuara drejt krevatit, jo kasafortës

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi publikimin e videove intime të kompozitorit Adi Hila, të incizuar në studion e tij muzikore.

Softa theksoi se kamerat e përdorura nuk ishin kamera sigurie, por kamera e fshehtë e drejtuar drejt krevatit, jo drejt kasafortës, duke bërë dallimin mes dy llojeve.

Sipas tij, orientimi i kamerës ngre dyshime mbi qëllimin e vendosjes, duke sugjeruar se qëllimi ishte marrja e pamjeve intime dhe jo sigurimi.

Eksperti shtoi se nëse sistemi është hakeruar, duhet të përcaktohet se si është ndërhyrë dhe pse, pasi filmimet zakonisht ruhen në një arkiv dhe nuk monitorohen në kohë reale.

Ai përmendi gjithashtu se në platformën Telegram ekzistojnë grupe të hapura ku shpërndahen materiale të kapura nga kamera të fshehta, të përdorura për shantazh.