← Kthehu te Ballina
Botë 03/10/2026 13:16

Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë në kabinën e pilotimit dhe u arrestua pas uljes në Tabuk

Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë në kabinën e pilotimit dhe u arrestua pas uljes në Tabuk

Bashkëpiloti, i identifikuar si Hammam al‑Hamami, shtetas i Omanit, sulmoi kapitenin në kabinën e pilotimit me një sëpatë emergjente dhe tentoi të marrë kontrollin e avionit.

Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit arritën ta ndalojnë, ndërsa një pilot rezervë i Flydubai, i pranishëm në bord, mori kontrollin e avionit dhe e ulë në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite. Bashkëpiloti u arrestua pas uljes.

Avioni transportonte më shumë se 170 pasagjerë, shumica prej tyre ishin izraelitë, si dhe anëtarë të ekuipazhit. Sipas autoriteteve izraelite, dyshohet se bashkëpiloti kishte tentuar të shkaktonte rrëzimin e avionit.

Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat, motivet dhe çdo lidhje të mundshme të bashkëpilotit, duke shqyrtuar provat materiale dhe dixhitale. Autoritetet e Emirateve e klasifikuan incidentin si “sulm terrorist”, ndërsa zyrtarë izraelite do të bashkohen në hetim, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se çdo person i përfshirë do të përballet me “çmim të rëndë”.