← Kthehu te Ballina

Arsenal “blindon” Declan Rice deri në vitin 2031, radhën e ka Jurrien Timber

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Arsenal “blindon” Declan Rice deri në vitin 2031, radhën e ka Jurrien Timber

Arsenali ka hedhur një hap gjigant për të siguruar të ardhmen e projektit të tij sportiv, duke arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin Declan Rice për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031.

Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë klubit londinez, përfshirë gazetarin e njohur David Ornstein dhe The Athletic, të cilët bëjnë me dije se bisedimet intensive të dy muajve të fundit janë finalizuar me sukses dhe palët janë gati për hedhjen e firmës.

Përveç yllit të mesfushës, drejtuesit e “Topçinjve” kanë siguruar edhe rinovimin e mbrojtësit Jurrien Timber. Mes klubit dhe futbollistit holandez është arritur një marrëveshje verbale dhe zyrtarizimi i kontratës së tij të re pritet të ndodhë shumë shpejt.

Me këto dy lëvizje strategjike, Arsenali blindon dy nga shtyllat kryesore të formacionit, duke dërguar një sinjal të qartë ambicieje për sezonet e ardhshme./IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme