SUPER GRUDAAA, shënon golin e 5-të për Gjermaninë ndaj Holandës
Brajan Gruda po zhvillon ndeshjen e jetës me fanellën e Gjermanisë në superpërballjen ndaj Holandës, ku “Pancerat” po fitojnë me rezultat tenistik 5-0.
Pasi dhuroi dy asistime fantastike për golat e tretë dhe të katërt (Schlotterbeck 65′ dhe Wirtz 71′), futbollisti me prejardhje shqiptare gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 78-të, shkruan IndeksOnline.
Gruda vulosi kështu performancën e tij spektakolare me një gol të merituar, duke i vënë kapakun një mbrëmjeje të paharrueshme ku po e “shkatërron” mbrojtjen e “Tulipanëve”.
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
