Zyrtari i lart i PDK-së: Interesi i partisë duhet të jetë mbi ambiciet individuale
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë, Dardan Berisha, ka bërë thirrje për unitet të brendshëm, përgjegjësi dhe pjekuri politike, duke theksuar se interesat e përbashkëta të partisë duhet të jenë mbi çdo ambicie individuale.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se PDK-ja po kalon një moment të rëndësishëm politik, në të cilin kërkohet bashkim dhe respektim i strukturave partiake.
Ai ka theksuar se asnjë ambicie individuale dhe asnjë mospajtim nuk duhet të vendoset mbi interesin e përbashkët të partisë.Sipas Berishës, PDK-ja nuk është pronë e individëve, por një subjekt politik me histori, kontribut dhe përgjegjësi institucionale.
Në mesazhin e tij, ai ka bërë thirrje për ruajtjen e unitetit, forcimin e besimit dhe vendosjen e interesit të partisë mbi interesat personale.\
“Sepse vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat politike dhe të ecim përpara me dinjitet”, ka shkruar Berisha.
Të rejat Lexo më shumë
13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar
Bashkimi dështon në Letoni, Valmiera i shkakton humbjen e radhës në FIBA Europe Cup
Forcat speciale të Shqipërisë vlerësohen sipas standardeve të NATO-s