Zyrtarët në Kosovë trajnohen për bashkëpunim më të organizuar me diasporën
Organizata GERMIN ka realizuar tri module të Trajnimit të Trajnerëve për Angazhimin e Diasporës në Nivel Qendror dhe Lokal në Kosovë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe diasporës shqiptare.
Këtë gjë e kanë konfirmuar ata përmes një postimi në Faceebok, ku zbuluan detaje rreth trajnimit, për qëllimin dhe rezulatet e tij.
Sipas njoftimit, në trajnim morën pjesë zyrtarë komunalë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), si dhe të Asociacionit të Komunave të Kosovës, shkruan
Përmes diskutimeve, rasteve praktike dhe punës në grupe, pjesëmarrësit trajtuan sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke shkëmbyer përvoja dhe identifikuar qasje që mund të zbatohen në praktikë.
Një nga pjesët kryesore të trajnimit ishte hartimi i përbashkët i një manuali praktik për angazhimin e diasporës. Ky dokument synon t’u ofrojë zyrtarëve hapa konkretë, modele dhe mjete për të organizuar më mirë bashkëpunimin me bashkatdhetarët jashtë vendit.
Nisma synon që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe diasporës të jetë më i strukturuar, më transparent dhe më i dobishëm për të dyja palët, duke krijuar mundësi për përfshirje më të madhe të diasporës në zhvillimin e Kosovës.
Trajnimi u realizua në kuadër të Programit për Formësimin e Migrimit të Orientuar drejt Zhvillimit (MEG) në Kosovë, të mbështetur nga GIZ Kosova.
Të rejat Lexo më shumë
Për autostradat këtë vit janë siguruar 243 milionë euro, një pjesë përmes kredive nga bankat vendore
Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale
Krokodilët flenë me një sy hapur, por kjo nuk është gjëja më e çuditshme që shkenca ka zbuluar për ta