Zyrtare: İsmail Kartal, largohet nga drejtimi i Fenebahces
Trajneri İsmail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk përmes një komunikate zyrtare.
Sipas njoftimit të klubit, Kartal e ka informuar menaxhmentin për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra. Pas diskutimeve mes palëve, vendimi është pranuar me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.
Fenerbahçe e ka falënderuar trajnerin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës së tij në klub.
“E falënderojmë İsmail Kartalin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj Fenerbahçes. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit.
Klubi nga Stambolli nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e dorëheqjes apo me emrin e trajnerit që mund ta pasojë Kartalin në krye të skuadrës.
Kjo vjen pas humbjes në derbi ndaj Galatasaray me rezultat 2-1, duke e lënë pas Fenerbahcen në garë për kreun.
Të rejat Lexo më shumë
Kosova gati të dërgojë trupat në Gaza, pret gatishmërinë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit
Putin u tha liderëve të Finlandës dhe Norvegjisë se nuk heq dorë nga pushtimi i gjithë Donbasit
Blerja e një shtëpie në Zvicër bëhet më e shtrenjtë, çmimet rriten për 4,4% brenda një viti