Zyra e Kryeministrit pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt
Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Në një njoftim të publikuar të enjten, ZKM-ja bëri të ditur se raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, në bashkëpunim me ministrat përkatës.
Shqyrtimi do të përfshijë historinë dhe rrjedhën e rastit, si dhe çdo lëshim të mundshëm, trajtim të papërgjegjshëm, neglizhencë apo mosreagim, përfshirë çështjet që lidhen me procedurat dhe përgjegjësinë institucionale.
Ndërkaq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media të premten, në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Konferenca pritet të trajtojë zhvillimet lidhur me raportet dhe hapat e mëtejmë institucionalë për rastin e Arlinda Zekajt.
Të rejat Lexo më shumë
Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër para orës 09:00, protestuesit paralajmërojnë tubim para Qeverisë
Irani ka marrë një letër nga zëvendës-presidenti Vance, por ende nuk është përgjigjur
Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova