Politikë
22/10/2026 17:31
Zvicra një hap më afër BE-së, komisioni mbështet marrëveshjen për mbrojtjen e pagave
Komisioni për Politikë të Jashtme i Dhomës Nacionale të Parlamentit zviceran ka mbështetur paketën e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimin e procesit.
Sipas Swissinfo, komisioni votoi me 15 vota pro, nëntë kundër dhe një abstenim për shqyrtimin e pjesës që synon stabilizimin e marrëdhënieve Zvicër–BE, transmeton
Në çështjen e mbrojtjes së pagave, komisioni mbështeti kompromisin e arritur mes partnerëve socialë, të miratuar më herët edhe nga Dhoma e Kantoneve.
Megjithatë, ende nuk janë marrë vendime përfundimtare për çështjen e referendumit dhe ndryshimet që lidhen me lëvizjen e lirë të personave.
Shqyrtimi parlamentar i paketës së marrëveshjeve do të vazhdojë në fazat e ardhshme.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
SKY ECC zbulon lidhjet e Vuçiqit me krimin e organizuar, përmendet edhe bashkëpunimi i zyrtarit të BIA-s me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin
Politikë
PDK zyrtarisht i kërkon Presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Specialen
Sport
Jose Mourinho përgatit skemën e pazakontë për “El Clasico”: Valverde dhe Dumfries titullar në krahun e djathtë?
Politikë