Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë
Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar dënimin me pesë vjet e 11 muaj burg për një burrë nga kantoni i Bernës, i cili kishte organizuar rrahjen e ish-partneres së tij shtatzënë, nga dy persona të paguar.
Sulmi kishte për qëllim ndërprerjen e shtatzënisë, por objektivi nuk u arrit.
Sipas raportimit të mediave zvicerane, vendimi i Gjykatës Federale u publikua të martën, më 13 tetor 2026, pasi u refuzua ankesa e të dënuarit në të gjitha pikat.
Ngjarja kishte ndodhur gjatë verës së vitit 2021, kur gruaja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Dy personat e angazhuar nga ish-partneri e kishin pritur atë në hyrje të ndërtesës ku banonte, në mes të ditës, shkruan Watson, transmeton
Sipas vendimit gjyqësor, sulmuesit përdorën një pajisje elektroshoku kundër barkut të saj, e tërhoqën drejt hyrjes së bodrumit dhe e goditën me grushte e shqelma në fytyrë, kraharor, bark dhe shpinë.
Gjykata Federale e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Bernës për nxitje të tentativës së ndërprerjes së paligjshme të shtatzënisë, tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe vepra që lidhen me paraqitjen e dhunës.
I dënuari kishte kundërshtuar mënyrën se si ishin vlerësuar provat, si dhe revokimin e një dënimi të mëparshëm me burg prej gjithsej 28 muajsh për vepra që lidhen me narkotikët.
Megjithatë, Gjykata Federale i hodhi poshtë kundërshtimet dhe konfirmoi dënimin. Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se burri kishte treguar potencial të lartë për dhunë dhe se në të kaluarën kishte ushtruar dhunë ndaj disa grave.
Të rejat Lexo më shumë
Vitia u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët, në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth
"Pa të, nuk e di nëse do të arrija kaq shumë" - Luis Suarezi zbulon trajnerin që ia ndryshoi karrierën
Tahiri kritikon Kurtin për Asociacionin: Po tregon çfarë nuk ka zbatuar Serbia, por jo si do ta zbatojë vetëmenaxhimin