← Kthehu te Ballina
Lajme 05/10/2026 09:01

ZONJËS S’I BËHET VONË

ZONJËS S’I BËHET VONË

Nga: David Byrne (Talking Heads, 1985)

Përktheu: Agron Shala

Herën e fundit ajo u hodh nga dritarja

Epo, thjesht u kthye dhe buzëqeshi

Mund të mendosh se do të thoshte diçka

Por, do të duhej të prisje pakëz

Epo, zonjës s’i bëhet vonë

Jo, jo, jo, zonjës s’i bëhet vonë

Ajo thjesht e kthen kokën dhe zhduket

E mua më pëlqen goxha ky stil

Një varkë e vogël që pluskon në lumë

Po endet përmes mjegullës

Ajo kalon sa herë t’i teket

Epo, ja, po kalon prapë

Ama, s’ka asnjë problem

Jo, jo, jo, s’ka asnjë problem

Epo, çfarëdo që bën, për mua është në rregull

E mua më pëlqen goxha ky stil

Hajde, hajde, ngjitem e zbres

Më pëlqen kjo ndjesi e çuditshme

E di, e shoh, është si të shtihesh

Mbuloji veshët që të dëgjosh çfarë po them

Nuk kam humbur rrugën, por nuk e di ku jam

Kam një pyetje

Në rregull, në rregull, kjo është ajo që na pëlqen

Kush e di, kush e di se çfarë po mendoj?

Ajo thotë se dashuria nuk është ajo që kërkon

Por, të gjithë e dinë

Sa herë që shikohet në pasqyrë

Epo, i lë ndjenjat të shfaqen

Ama, zonjës s’i bëhet vonë

Jo, jo, jo, zonjës s’i bëhet vonë

Ajo vetëm kthehet dhe zhduket

E mua më pëlqen goxha ky stil

Uh-oh, uh-oh, ia nisëm përsëri

Nuk e di, nuk e di çfarë po them

Hej mik, hej mik, sigurisht që nuk ndihem njësoj

Asaj i pëlqen të thotë atë që ndien

Hej, a u befasova shumë?

E di që ti mendon kështu

Hajde, hajde, ajo thotë gjithçka

Kush e di, kush e di se çfarë po mendon?

Uh-oh, uh-oh

Uh-oh, uh-oh

...

Lexo po ashtu:

- Paranoja dhe poliritmet: Këngët më të mira të grupit Talking Heads

- David Byrne dhe intervista me vetveten: Muzika është diçka fizike dhe trupi shpesh e kupton atë para koke!

- Rruga pa krye

- Jeta në kohë lufte

- Era që dëgjon

- “Television Man” dhe pasqyra e shëmtisë sonë

Reklamë