← Kthehu te Ballina
Ekonomi 04/10/2026 09:31

Zjarri përfshin një objekt, tri stalla dhe dy makina të korrjes në Lipjan

Zjarri përfshin një objekt, tri stalla dhe dy makina të korrjes në Lipjan

Zjarri përfshin një objekt, tri stalla dhe dy makina të korrjes në Lipjan

Një zjarr fushor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Torinë të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 3 tetor 2026 është raportuar se nga zjarri janë përfshirë një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë, të destinuara për ushqim të bagëtive.

Pronë e këtyre mjeteve dhe pasurisë ishin tri viktima.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar.

“Torinë, Lipjan / 03.10.2026 – NN. Është raportuar se si pasoj e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.