Lajme
11/10/2026 18:32
Zjarri përfshin garazhet e një objekti në Prishtinë, digjen dy vetura dhe një motoçikletë
Një zjarr ka përfshirë garazhin e një ndërtese në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Tring Smajli” në Prishtinë.
Nga zjarri janë djegur dy vetura nga të cilat njëra është djegur plotësisht kurse tjetra ka pësuar djegie të pjesshme.
Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili tha se nga rasti nuk ka pasur të lënduar.
Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë edhe një motoçikletë e cila gjithashtu ka pësuar djegie të pjesshme, kurse banorët e ndërtesës janë evakuuar pasi tymi i zjarrit përfshiu ndërtesën.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Inteligjenca Artificiale dhe lufta bërthamore kërcënojnë zhdukjen e njerëzimit deri në vitin 2100, paralajmëron një raport
Sport
Finalizim i jashtëzakonshëm: Olti Hyseni shënon tjetër supergol për Brondbyn
Ekonomi
Mickoski paralajmëron pagë mesatare nga 1.000 euro
Sport