Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe
Rezidenca malore e Adolf Hitlerit, e njohur si “Foleja e Shqiponjës” (Eagle’s Nest), është përfshirë nga flakët të premten në mbrëmje, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar 33-vjeçar.
Ndërtesa, e njohur me emrin Kehlsteinhaus, ndodhet mbi qytetin Berchtesgaden, në Alpet bavareze të Gjermanisë, transmeton
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ishte një nga disa ndërtesat në zonë që përdoreshin nga diktatori nazist dhe rrethi i tij i ngushtë.
Hitleri e përdorte gjithashtu këtë zonë si sfond për filmime propagandistike, përmes të cilave synonte të paraqitej si një njeri i lidhur me kafshët dhe natyrën.
Mediat lokale raportuan se objekti ishte “shkatërruar në masë të madhe”, ndërsa publiku u bëri thirrje të shmangë zonën.
Ende nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për shkaqet e zjarrit apo për identitetin e të dyshuarit.
Të rejat Lexo më shumë
LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro
Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, ja çfarë tregojnë studimet
Farmacisti paralajmëron përdoruesit e propranololit: Mos e ndërprisni papritur marrjen e ilaçit