Lajme
09/11/2026 22:16
Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale
Zjarri që shpërtheu sot pasdite në shtëpitë pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll, ndërsa incidenti shkaktoi dëme materiale, tha në një deklaratë për AIM, Zvonko Tomeski, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve – Shkup.
“Po flasim për shtëpi individuale. Çatia e një shtëpie dykatëshe u vu në flakë, nga e cila, për shkak të afërsisë së ndërtesave, janë prekur pjesë të dy shtëpive të tjera. Zjarri pas tregut është vënë plotësisht nën kontroll, tani po punohet për ta shuar atë. Ndërhynë nëntë automjete, me 22 zjarrfikës”, tha Tomeski.
Ai shtoi se shkalla e dëmit ende nuk është përcaktuar.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Sveçla mirëpret konkursin për rreshterë, pas më shumë se dy vjetësh nga anulimi i të parit
Lajme
A do t’ju shkonin balluket? Si ta kuptoni para se të vendosni t’i prisni flokët
Sport
A do të humbasë Bayern Munich një yll të madh në janar? Barcelona ka shfaqur interesim
Politikë