Zjarrfikësit në Prizren përfitojnë transport urban falas, Totaj shpërndan kartelat
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka shpërndarë kartelat për subvencionimin e transportit urban për personelin e Brigadës së Zjarrfikësve, të cilët tash e tutje do të përfitojnë transport falas.
Sipas njoftimit të komunës, ky subvencionim bëhet në kuadër të programit për mbështetjen e kategorive të ndryshme të qytetarëve.
Përfitues të këtij programi janë edhe personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre, pensionistët, personat me nevoja të veçanta, pjesëtarët e Policisë dhe Ushtrisë, punëtorët e arsimit, shërbyesit civilë, nxënësit dhe studentët.
Kryetari Totaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për personat që kontribuojnë në shërbim të qytetit dhe kategoritë që kanë nevojë për përkrahje.
“Mirënjohje për ata që i shërbejnë qytetit dhe kujdes për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje. Transporti publik duhet të jetë i qasshëm për të gjithë”, ka deklaruar Totaj.
Të rejat Lexo më shumë
Ebola shkakton mbi 5.300 viktima në shpërthimin që po përhapet me ritmin më të shpejtë të regjistruar
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale
Anija luftarake britanike hap zjarr pranë Ishujve Falkland, në kohën e rritjes së tensioneve me Argjentinën