Lajme
19/10/2026 22:31
Zjarrfikësit e Prizrenit parandalojnë përhapjen e zjarrit në zonën pyjore të Kojushës
Zjarrfikësit e Prizrenit kanë ndërhyrë pasditen e së hënës në fshatin Kojushë, në Has, ku kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në një zonë pyjore.
Sipas raportimit të TV Prizrenit, përmes një videoje të publikuar nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit kanë paraqitur gjendjen në terren dhe kanë apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur zjarret në natyrë.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të mos hedhin mbeturina në vende publike apo private.
Zjarrfikësit kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe të angazhimit të përbashkët për parandalimin e rasteve të tilla.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Motori i një aeroplani përfshihet nga flakët, pak para ngritjes në Peru – zbulohen detaje, pamje dhe rrëfimi i një pasagjeri
Politikë
Haradinaj: LVV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen
Ekonomi
Thatësira ul me 30% prodhimin e hidrocentralit më të madh të tipit rrjedhës në Zvicër
Lajme