Lajme
09/11/2026 14:31
Zjarr në QKMF-në e Gjakovës, flakët përfshijnë një pjesë të depos në bodrum
Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 02:20 pas mesnatës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.
Sipas njoftimit, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, ai është lokalizuar me kohë.
Intervenimi ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit, duke shmangur kështu dëme të mundshme më të mëdha.
Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Deri në 6 franga për një espreso në Zvicër, Cyrihu qyteti më i shtrenjtë dhe Tiçino më i liri
Politikë
Ylli i xhudos, Teddy Riner, shpall kandidaturën për president të Francës
Lajme
19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren
Politikë