Lajme
08/10/2026 09:46
Zjarr në një plantacion mollësh në Skenderaj, dëmtohen rreth 5 hektarë
Një zjarr ka përfshirë një plantacion mollësh në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 7 tetor 2026, ndërsa rrethanat e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura.
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë se plantacioni i tij me mollë është përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Sipas deklarimit të pronarit, nga zjarri janë dëmtuar rreth pesë hektarë plantacion me mollë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i një banese
Politikë
Arrestohet një person Prizren, dyshohet se ofroi 40 euro për të mos raportuar prerjen e kundërligjshme të druve
Lajme
Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq
Lajme