Lajme
07/11/2026 19:32
Zjarr në një ndërtesë në Lezhë, ka të lënduar
Një zjarr ka përfshirë në orët e pasdites një objekt banimi në Lezhë, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe dërgimin e disa personave në spital.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë katin e parë të një ndërtese katër kate në lagjen ‘Skënderbeg’.
Dyshohet se deri te shpërthimi i zjarrit erdhi nga një rrjedhje gaz.
Në vendin e ngjarjes janë dislokuar shërbimet e emergjencës për menaxhimin e rrezikut, si dhe është kryer evakuimi i banorëve.
Autoritetet konfirmojnë se disa persona kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Ndërhyn policia me ujë me presion, shpërndahen protestuesit në Tiranë
Lajme
Gjashtë të vrarë në sulmin në zemër të Krakovit, reagon presidenti polak
Sport
Arsenali triumfon minimalisht ndaj Hull Cityt
Sport