Lajme
11/10/2026 15:31
Zjarr në një banesë në katin e gjashtë në Tophane, nuk raportohet për të lënduar
Një zjarr ka shpërthyer të shtunën në një banesë në lagjen Tophane në Prishtinë, por nuk ka persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Abdusamed Shkodra, zëvendëskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Sipas Shkodrës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve është informuar për rastin në orën 14:23, pas raportimit për zjarr në një banesë.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar në banesën që ndodhej në katin e gjashtë të ndërtesës.
Zjarri kishte nisur në banjën e banesës, ndërsa falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, është vënë nën kontroll dhe është shuar brenda një kohe të shkurtër.
Sipas Shkodrës, nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive
Sport
Televizioni i Real Madridit sulmon La Ligën pas përjashtimit të Vinicius Junior
Lajme
Christa Pike lirohet nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar me injeksion
Sport