← Kthehu te Ballina
Sport 26/10/2026 10:16

Zhegrova pati probleme me tifozët e Lecces, ky ishte gjesti aspak i mirë i lojtarit kosovar

Zhegrova pati probleme me tifozët e Lecces, ky ishte gjesti aspak i mirë i lojtarit kosovar

Edon Zhegrova nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen kundër Lecces në Serien A.

Siç raportojnë mediat italiane, futbollisti i Kombëtares së Kosovës pati një problem me tifozët kundërshtarë, shkruan

Zhegrova kishte dalë për nxehmje, derisa mori disa sharje nga tribunat.

Lojtari kosovar pastaj bëri një gjest që nuk u pëlqeu aspak tifozëve kundërshtarë.

Ai kapi organin e tij gjenital derisa po fliste me disa tifozë në tribuna.

Kujtojmë që në dy ndeshjet e fundit të Juventusit, Zhegrova nuk ka pasur fare minuta.

Reklamë