Zgjidhen të gjitha problemet ligjore, Dani Carvajal më në fund nënshkruan për klubin e ri
Getafe konfirmoi sot (e martë) nënshkrimin e lojtarit me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027.
Ardhja e Carvajal sjell te Getafe një lojtar me përvojë të pasur në garat vendase dhe ndërkombëtare.
Ish-kapiteni i Realit luajti plot 451 ndeshje për "Klubin Mbretëror", shënoi 14 gola dhe regjistroi 66 asiste. Ai fitoi 27 trofe, nga të cilët gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe katër në La Liga.
“Getafe CF ka arritur një marrëveshje me Dani Carvajal, i cili do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
✍️ 𝐂𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐂𝐀𝐃𝐎 𝐎𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: Daniel Carvajal, nuevo jugador del Getafe CF. ¡Bienvenido al Coliseum, Dani!🗞️ https://t.co/bokQhzcjjC https://t.co/1iQxPXHk7O
— Getafe C.F. (@GetafeCF) October 13, 2026
Ju kujtojmë se ky transferim u pengua disa ditë më parë sepse sipas kontratës origjinale, spanjolli do të fitonte vetëm 400,000 euro, që konsiderohej një ofertë shumë e vogël për lojtarin.
Ekspertët e mbështetën këtë vendim me të dhëna se deri vonë ai fitonte deri në 10 milionë euro në vit te Real Madridi.
Të rejat Lexo më shumë
BE-ja mbështet nisma vullnetare që nxisin pjesëmarrjen qytetare në Prishtinë dhe Partesh
Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Zherovnica nesër pa ujë të pijshëm
Zvicër: Nisma për kufizimin e fishekzjarrëve, mbrojtësit e kafshëve kërkojnë më shumë qetësi