← Kthehu te Ballina
Politikë

Zeneli dhe Mersini flasin për bashkëpunimin Vlorë-Gjakovë

Zeneli dhe Mersini flasin për bashkëpunimin Vlorë-Gjakovë

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Edon Zeneli, është takuar sot me kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Takimi zuri vend në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku u biseduan tema të shumta të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy komunave, transmeton IndeksOnline.

“Kënaqësi të takohem me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini, në cilësinë e Shefit të Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Një takim në frymën e respektit të ndërsjellë, dialogut institucional dhe bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve tona” shkroi Zeneli.

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar